Rreth Hap

Për të përshkruar Hap.al, duhet ta nisim nga emri që kemi zgjedhur. Dikush mund ta konceptojë si një mundësi për të "hapur" diçka, qoftë një diskutim, debat apo ngritje e një problemi. Një tjetër mund ta kuptojë në formën më abstrakte, të të hedhurit e një hapi. Të dyja janë shumë të lidhura në fakt, sepse nuk mund të hedhesh një "hap", pa "hapur" diçka dhe anasjelltas. Kushdo qoftë koncepti juaj, mbetet më se i saktë.

Qëllimi jonë është ai i krijimit të një platforme ku nxitet diskutimi i lirë dhe i pastruar nga komplekset. Duam që të stimulojmë debatin konstruktiv për tema të përditshme, por gjithashtu edhe prekjen e çeshtjeve delikate rreth realitetit që jetojmë. Shoqëria jonë, krahas gjithë të mirave, tenton t'i mbajë sytë dhe veshët mbyllur ndaj problemeve që e prekin çdo ditë. Nëse arrijmë t'i hapim sado pak, do të jetë plotësuar qëllimi i këtij projekti.

I gjithë qëllimi që u shpreh më lart, kanalizohet në atë që njerëzit e kanë bërë prej mijëra vjetësh: komunikimi. Platformën e kemi menduar që të jetë maksimalisht e thjeshtë, në mënyrë që mos t'i bëhet pengesë në të shprehur askujt, edhe atyre që u mungon përvoja (apo dëshira) për të punuar me kompjuter. Do të shihni që gjithçka është intuitive dhe me siguri do të jeni duke shkruar mendimin tuaj brenda pak minutash.

Mendimi juaj vlen! Filloni që tani ta shkruani.

Duke i dërguar mesazh: Ylli Panariti