Politikat e Fshehtësisë

Hap është një medium diskutimi publik, ku kushdo, nga çdo vend i botës, mund të shprehë lirisht mendimin. Çdo fjalë e shkruar mund të shihet nga kushdo dhe kjo pa ndërhyrjen, presionin apo modifikimin e stafit të Hap.

Ky dokument përshkruan se si Hap i përdor të dhënat tuaja personale, çfarë përdor për t'ju mbajtur mend dhe masat e sigurisë për t'i mbrojtur ato të dhëna nga ndërhyrje keqdashëse. Në këtë moment, shërbimet e Hap janë faqja web dhe API për zhvilluesit. Në të ardhmen, me futjen e shërbimeve të tjera të jashtme (psh: aplikacion për celulare), politikat e fshehtësisë do i përkasin edhe atyre. Dokumenti është i vlefshëm për këdo, pavarësisht shtetit ku ndodhet.

Regjistrimi

Gjatë regjistrimit, të vetmet të dhëna që ju kërkohen janë emri, emaili dhe fjalëkalimi. Emri është publikisht i dukshëm në diskutime, përgjigje dhe profilin tuaj personal. Emaili dhe fjalëkalimi përdoren vetëm për të kryer identifikimin dhe absolutisht nuk shfaqen publikisht dhe nuk u ofrohen palëve të treta.

Siguria e fjalëkalimit

Fjalëkalimi kriptohet për ta bëre të palexueshem, edhe nëse dikush arrin të përfitojë informacione nga databaza. Si masë sigurie shtesë, fjalekalimit i shtohet një tekst arbitrar që rrit kompleksitetin dhe e bën shumë më të vështirë thyerjen me sulme ripetitive.

Të dhënat e tjera personale

Krahas emrit dhe emailit, Hap ju lë mundësinë të plotësoni profilin tuaj me disa të dhëna shtesë: gjinia, viti i lindjes, vendi ku jetoni, puna që kryeni, website personal dhe përshkrim rreth vetes. Të gjitha ato të dhëna shfaqen publikisht në profilin tuaj dhe është përgjegjësia juaj personale të përcaktoni se cilat doni dhe cilat jo.

Fotografitë

Tek Hap keni dy mundësi të vendosni foto: në profil dhe në diskutime. Në secilin rast, foto është publike dhe mund të shihet apo ruhet nga kushdo. Është përgjegjësia juaj të zgjidhni nëse doni të publikoni foto personale apo jo.

Shkrimet në diskutime dhe përgjigje

Çdo shkrim në diskutime, qoftë si hapje e tij apo si përgjigje, shfaqet publikisht. Çfarë shkruani është përgjegjësia juaj dhe në momentin që postohet, nuk mund të modifikohet apo të fshihet. Ne mund të ndërhyjmë vetëm në raste të jashtëzakonshme për të fshirë një diskutim apo përgjigje me kërkesë të autorit.

Mesazhet Private

Korrespondenca me mesazhe brenda Hap me anëtarët e tjerë është tërësisht private dhe në asnjë moment nuk është e dukshme publikisht. E vetmja mënyrë që një mesazh privat të lexohet nga persona të papërfshirë është nëse ju e shpërndani publikisht. Hap merr përgjegjësinë që stafi zhvillues i sistemit të ruajë fshehtësinë tuaj dhe në asnjë moment të mos ndërhyjë në mesazhet tuaja private.

Cookies

Hap përdor cookies vetëm për të ruajtur identifikimin tuaj në ato raste që zgjidhni opsionin "Më mbaj mend" dhe për të ruajtur mënyrën e renditjes së përgjigjeve në diskutime. Të dhënat që ruhen në këto cookie janë vetëm disa byte dhe shërbejnë për të përmirësuar eksperiencën në faqe. Në asnjë moment nuk i përdorim cookies për të ruajtur të dhëna sensitive apo informacionet tuaja personale.

Google Analytics

Hap përdor Google Analytics për të matur vizitorët dhe për të kuptuar se si përdoret nga ata. Ky shërbim përcakton disa të dhëna në momentin që vizitoni Hap: shfletuesi, vendodhja, gjuha e vendosur, sistemi operativ, ISP, etj. Të gjitha të dhenat janë tërësisht anonime dhe në asnjë moment nuk identifikohet personi.

Transferimi i te Dhënave

Në rast se Hap riorganizohet, bashkohet me një grup tjetër apo ndërron pronësi, edhe informacionet tuaja do të përfshihen me lëvizjen. Politikat e fshehtësisë të entitetit të ri do të mbivendosin këtë dokument dhe mund të ndryshohen pa paralajmërim. Detyrimi jonë është t'ju lajmërojmë për lëvizje të tilla dhe t'ju vëmë në dijeni për ndryshime potenciale të politikave të fshehtësisë.

Femijët nën 16 vjec

Hap nuk i ofron shërbime fëmijëve nën 16 vjeç. Në rast se zbuloni që fëmija juaj ka hapur llogari dhe ka shpërndarë të dhëna personale, ju lutemi të na lajmëroni tek support@hap.al. Pas verifikimit do të marrim çdo masë për të mbyllur llogarinë.

Ndryshimet në këtë dokument

Politikat e fshehtësisë në veprim janë ato të shfaqura në modifikimin më të fundit. Në mund të bëjmë ndryshime në këtë dokument pa përgjegjësinë për t'ju lajmëruar, përveç rasteve të rralla ku mund të ketë ndryshime të rëndësishme.

Modifikimi i fundit: 21 Dhjetor 2012

Duke i dërguar mesazh: Ylli Panariti