Kushtet e Përdorimit

Ju lutemi ti lexoni me kujdes këto kushte përdorimi përpara se të kryeni çdo lloj veprimi në Hap.al, përfshirë të gjitha opsionet që ofrohen dhe shërbimet e jashtme. Së bashku me Politikat e Fshehtësisë, ky dokument vendos një marrëdhënie ligjore midis menaxhuesëve të Hap.al ("ne") dhe vizitorëve ("ju") për mënyren se si e përdorni Hap.al.

1. Pranimi i kushteve. Duke u regjistruar në Hap.al apo duke përdorur çdo shërbim që ne ofrojmë, përfshirë shërbimet brenda në faqe apo të jashtme, i pranoni këto kushte përdorimi dhe të gjitha rregullat që ai vendos. Kjo i përket çdo vizitori, të regjistruar ose jo, pa asnjë dallim.

2. Ndryshimet në këtë dokument. Ne kemi të drejtë të plotë të bëjmë ndryshime në këtë dokument, qofshin shtime, zëvendësime apo rishkrim i plotë, pa qenë të detyruar t'ju lajmërojmë. Mbetet përgjegjësia juaj t'i riktheheni kushteve të përdorimit herë pas here, për ta kontrolluar për ndryshime. Data në fund të këtij dokumenti tregon ndryshimin e fundit.

3. Përfaqësimi. Duke përdorur Hap.al, ju vërtetoni se jeni të paktën 16 vjeç. Nëse jeni nën 16 vjeç, nuk mund të përdorni asnjë shërbim që Hap.al ofron. Jeni ju përgjegjës për veprimet tuaja dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi në rast se dikush regjistrohet apo përdor shërbimet tona, pa plotësuar limitin e moshës që kërkojmë. Në rast se zbulojmë një rast të tillë, do të marrim masa për të mbyllur llogarinë, pa detyrimin për ta njoftuar personin.

4. Regjistrimi. Ju jeni përgjegjës të plotë për të dhënat që plotësoni gjatë regjistrimit, përfshirë dhe pa u limituar në emrin dhe mbiemrin. Nuk mund të përdorni emrin dhe mbiemrin e personave të tretë apo personazheve publike. Në raste tilla, llogaritë do të mbyllen menjëherë, pa detyrimin për t'ju njoftuar.

5. Siguria e llogarisë. Ju jeni përgjegjësit e vetëm për aktivitetin që ndodh në llogarinë tuaj dhe mbajtjen të sigurtë të fjalëkalimit. Nuk ju lejohet në asnjë mënyrë të përdorni llogarinë e dikujt tjetër pa autorizim. Mos i publikoni të dhënat personale publikisht.

6. Përmbajtja.

  1. Përmbajtja e anëtarëve. Të gjitha informacionet e postuara në Hap.al nga anëtarët, përfshirë por pa u limituar tek materialet, fotot dhe skedarët e bashkangjitur, janë përgjegjësi e anëtarit që e ka postuar. Vetëm në rast se anëtari e ka përcaktuar qartë, informacioni që ka postuar është i lirë për kopjim apo shpërndarje. Në të kundërt, nuk mund të kopjoni apo shpërndani materiale pa të drejtën e autorit përkatës.
  2. Përmbajtja jonë. Hap.al mban materiale të vetat apo të partnerëve të saj, të cilat janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit, marka të regjistruara apo patenta. Ju keni detyrimin t'i përmbaheni këtyre të drejtave dhe mund të përdorni materialet e Hap.al apo partnerëve të saj vetëm nëse ne ju japim një autorizim me shkrim.
  3. Liçensa për Ne. Duke postuar në Hap.al, ju bini dakort se ne mund të përdorim, modifikojmë, riprodhojmë, shpërndajmë ose të përgatisim materiale derivative për qëllimet tona, përfshirë por pa u limituar në promocion, në çdo format të medias.
  4. Disponueshmëria. Ne nuk garantojmë se një material do të jetë i disponueshëm në Hap.al. Ne mbajmë të drejtën e modifikimit dhe fshirjes së materialeve, pa detyrimin për të lajmëruar autorin. Gjithashtu, nuk kemi detyrim të monitorojmë materialet që shpërndahen në Hap.al.

7. Rregullat e sjelljes.

  1. Ju pranoni se nuk do e përdorni Hap.al për asnjë qëllim që ndalohet nga kushtet e përdorimit. Ju jeni përgjegjës për aktivitetin tuaj në Hap.al.
  2. Ju pranoni se nuk do të postoni asnjë material në Hap.al, qoftë personalisht apo duke autorizuar palë të treta, që:
    1. thyen të drejta autori, marka të regjistruara, patenta, të drejta të tjera të personave apo entiteteve ose që thyen ligjin apo detyrime kontraktuale;
    2. përmban kërcënime, abuzime, persekutime, shpërdorime apo tallje të personave të tjerë dhe privacisë të tyre, përfshirë por pa u litimuar tek anetarët e Hap.al;
    3. reklamon shërbime të pa-autorizuara nga Hap.al;
    4. përmban viruse apo çfarëdo kodi kompjuterik që është krijuar për të dëmtuar, përfituar apo limituar përdorimin normal të programeve, hardware-eve apo pajisjeve të tjera ose për të marrë akses të pa-autorizuar në sisteme, të dhena, fjalëkalime apo çfarëdo informacioni tjetër;
    5. përmban dokumenta identifikimi, karta krediti apo informacione të tjera sensitive, qoftë tuajat apo të të tjerëve;
  3. Ju nuk duhet të bëni asnjë veprim që:
    1. vendos ose mund të vendosë ngarkesë të madhe mbi infrastrukturën tonë;
    2. pengon funksionimin normal të Hap.al;
    3. tejkalon bllokimin e aksesit për anëtarët apo vizitorët e pa-regjistruar në pjesë të ndryshme të Hap.al;
    4. përdor format në Hap.al për të dërguar spam;
    5. përdor programe, pajisje apo teknika të automatizuara për të marrë informacione nga Hap.al.

8. Bllokimi i aksesit. Ne kemi të drejtë t'i bllokojmë aksesin kujtdo, qoftë pjesërisht apo plotësisht në Hap.al, me ose pa arsye, me ose pa njoftim. Bllokimi merr fuqi të menjëhershme dhe mund të rezultojë edhe në fshirjen e materialeve që keni postuar.

9. Ligji në fuqi. Përmbajtja e këtij dokumenti mbikqyret nga ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë. Ju pranoni se mosrespektimi i kushteve të përdorimit apo argumenta kundra tyre, mund të zgjidhen duke ju drejtuar Gjykatës së Rrethit të Tiranës.

10. Kontakt. Mund të na kontaktoni përmes adresës tonë elektronike tek ckemi@hap.al.

Ndryshimi i fundit: 21 Janar 2012

Duke i dërguar mesazh: Ylli Panariti